Policia, dhunë gjithë natën në Kukës, arrestohen protestues

Policia, dhunë gjithë natën në Kukës, arrestohen protestues

170
0
Shares

Ashtu sic paralajmëroj një ditë më parë Kryeministri Rama, dhjetra arrestime kanë ndodhur në qytetin e Kukësit mes protestuesve të djeshmë në Kalimash.

Arrestimet janë kryer pas mesnate kur forcat e policisë kanë mësyrë në banesat e personave që kanë qenë pjesë e protestës, dhe kanë arrestuar disa prej tyre.

Familjarët e të arrestuarve janë mbledhur mëngjesin e sotëm para Komisariatit të Policisë së Kukësit, duke kërkuar sqarime për të afërmit e tyre.

Ata thonë se nuk e dinë se ku i kanë dërguar familjarët e tyre pasi i kanë arrestuar.

“Policia na erdhi nëpër banesa në orën 03:00 të mëngjesit. Nuk e dimë ku i kanë çuar personat e arrestuar”, thonë familjarët e tyre.

Drejtoria e policisë nuk ka bërë asnjë njoftim në lidhje me arrestimet e kryera. Kryeministri e filloi dje fjalimin e tij me kodin penal duke paralajëmruar dhunë policore ndaj cdo demostrimi në lidhje me tarifat e papërballueshme të lëvizjes në rrugën e Kombit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY