Te Rruga e Kombit bëhet nami, Rama vendos edhe një taksë të...

Te Rruga e Kombit bëhet nami, Rama vendos edhe një taksë të re

177
0
Shares

Teksa kishte nisur protesta në Rrugën e Kombit, e banorëve të Kukësit por edhe të Kosovës, për tarifën e vendour për automjetet, kryministri Edi Rama nga Vlora lajmëroi se do të kemi një tjetër rrugë me pagesë.

Rama tha se së shpejti mund të nisë një projekt i ri për rrugën që lidh Kashar-Rrogozhinë-Vlorë.

“Kemi shpresoj edhe mundësinë për të filluar me projektin Kashar-Rrogozhinë -Vlorë, në mënyrë që lidhja të bëhet direkte dhe aty do të synojmë një tjetër skemë. Pra kemi skemat e PPP, këtu do të kemi skemën e buxhetit dhe aty do të kemi skemën e pagesës. Pra, me një rrugë me pagesë që t’i mund të vish nga Tirana në Vlorë për gjysmën e kohës qe vjen sot. Kush do të paguajë, paguan, kush s’do të paguajë kalon vazhdon jetën siç bën sot. Kjo është rruga. Këto janë kantieret, ka shumë profesione qe duhen”.

Por protesta e paralajmëruar e qytetarëve ka nisur me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë duke krijuar kaos dhe tension të madh te Rruga e Kombit.

Uniformat blu janë qëlluar me gurë nga qytetarët që kanë dalë në Tunelin e Kalimashit për të protestuar për tarifën e vendosur për makinat që do kalojnë në këtë rrugë.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur lehtë të paktën 3 protestues.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY