“Xhufi baba u dekorua nga jugosllavët”

“Xhufi baba u dekorua nga jugosllavët”

110
0
Shares

Kastriot Dervishi

Meqë z.Xhufi aludoi në mënyrë të pavërtetë që kampi i Tepelenës ishte i përbërë nga familjarë të të arratisurve në Jugosllavi (në vitin 1949), në mënyrë që të përbalte të internuarit e atëhershëm si “bashkëpunëtorë të jugosllavëve”, le t’i shohim kush kanë qenë në shërbim të tyre.

Nga sot, do publikoj disa dokumente të brigadës së 5 që vepronte në kuadër të divizionit të 5 komunist, si dhe të këtij të fundit. Në brigadën e 5-të ishte edhe babai i z.Xhufi. Meqë ai kërkoi “agjenturizma” në vitin 1949, le të shohim çfarë kanë bërë ashiqare brigadat komuniste në Kosovë pas largimit të ushtrisë naziste. Fillimisht po e nis nga dekreti i dekorimit të divizionit të 5 komunist, i datës 2.12.1945 nga jugosllavët për shërbimet e shquara që ato i dhanë pushtetit jugosllav.

Forcat komuniste, qysh më 20 nëntor 1944 kaluan kufirin e vjetër dhe u futën e Kosovë. Banorët e Kukësit duhet t’i mbajnë mend mirë veprimet e brigadës së 5-të. Pastaj banorët e Gostivarit, Kërçovës, etj, duhet të kenë gdhendur në mendjet e tyre veprimet policore të brigadave nga Shqipëria.

No automatic alt text available.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY