FOTO & VIDEO/ Humbën çka mbollën, banorët në Anën e Malit peshkojnë...

FOTO & VIDEO/ Humbën çka mbollën, banorët në Anën e Malit peshkojnë krap në arat e përmbytura

107
0
Shares

Banorët e Anës së Malit në Shkodër, pasi humbën të mbjellat e stinës, duket se nuk iu ka mbetur gjë tjetër veçse të përfitojnë nga moti dhe të dalin për peshkim.

Të mbjellja nuk ka më, po banorët po gjuajnë peshk. Njëri nga ta ishte shumë me fat. Me krap në duar kalon mes për mes fushës së përmbytur.

Dëmet në zonë janë të mëdha. Prodhimet e stinës nuk ekzistojnë më. Uji është fare pranë shtëpive dhe pse sipërfaqja në total është zvogëluar.

Nga ana tjetër transporti i fëmijëve dhe i të rriturve në Obot në Anë të Malit bëhet nga mjetet e ushtrisë.

Rruga është akoma e pakalueshme për makinat e vogla. Furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon të bëhet me bote. Kurse Ushtria ka shpërndarë ushqime për njerëz dhe bagëti.

Në total në bashkinë e Shkodrës janë mbi 2710 hektarë tokë e përmbytur. ABCNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY