Mësohet arsyeja pse Tsipras anuloi vizitën në Shqipëri

Mësohet arsyeja pse Tsipras anuloi vizitën në Shqipëri

94
0
Shares

Duket se bisedimet shqiptaro-greke janë futur në një udhëkryq të ri pasi Kryeministri grek Tsipras shtyu për nëj afat të pacaktuar vizitën e tij në Tiranë e planifikuar përgjatë ditëve të Pashkës.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja greke Kathimerini, vizita e kreut të qeverisë greke është shtyrë dhe tashmë nuk ka asnjë datë për këtë.Shkaku mësohet të jetë vështirësia në negociatat mes Athinës dhe Tiranës për kufirin detar dhe përcaktimin e zonës së lirë ekonomike, sipas gazetës.

Negociatat nisën zyrtarisht pas dhënies së plotfuqisë së grupit negociator shqiptar nga Presidenti Ilir Meta. Është konfirmuar ndërkohë një vizitë e shkurtër të enjten e ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias në Tiranë përpara se ai të fluturojë drejt Vjenës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY