Gjimnazistja qëllon veten me ciften e babait

Gjimnazistja qëllon veten me ciften e babait

144
0
Shares

Një gjimnaziste 17-vjeçare me inicialet L.B është vetëplagosur sot me armë gjahu, në banesën e saj.

Ngjarja ndodhi në  lagjen “8 Shkurti” të qytetit të Fierit.

“Në datën 29.03.2018, rreth orës 16:30, në lagjen “8 Shkurti” Fier, është vetëplagosur me armë gjahu shtetasja L.B, 17 vjeçe. Arma e gjahut është me leje në emër të babait të shtetases së plagosur. Shtetasja L.B ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal Fier”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të vetplagosjes.

Në të njëjtën ditë një i ri vari veten në një fshat të Fierit po ashtu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY