MESAZHET TELEFONIKE/ Jaeld Cela dekonspiroi aksionet për llogari të Habilajve, pse nuk...

MESAZHET TELEFONIKE/ Jaeld Cela dekonspiroi aksionet për llogari të Habilajve, pse nuk arrestohet Saimir Tahiri…?!

210
0
Shares

Partia Demokratike i është rikthyer sërish akuzave për trafik droge të bandës së Habilajve. Në një dalje për mediat, deputeti i PD, Enkeljed Alibeaj thotë se trafiku i drogës funksiononte edhe me mbështetjen e ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Aliebaj tha se PD zotëron një dokument prej 18 faqesh ku tregohen bisedat dhe mesazhet mes Habilajve dhe drejtuesve të policisë Vlorë.

Policia e shtetit jo vetëm ishte kthyer në roje të transportit të kanabisit në Itali, por Jaeld Cela ka dekonspiruar operacionit e SHISH për llogari të Habilajve, tha Aliebaj

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka ngritur pikëpyetjen pse nuk arrestohet Tahiri…?!

“Policia ka dekonspiruar operacionet për llogari të Habilajve, tha Alibeaj. Të gjitha këto do t’i gjeni të zbardhura në mesazhet e telefonit të Çelës që provojnë se ishte ai pika e kontaktit me Tahirin  nëpërmjet shoferit dhe mikut të ministrit, Orest Sotës. Kishte komunikim të drejtpërdrejtë me Gentian Zekën, shoferin personal të Tahirit dhe faktet tregojnë se Tahiri ka qenë garancia politike për trafikun e kanabisit nga banda e Habilajve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY