Shtëpia e Bardhë bën bilancin antiPutin, sa shumë diplomatë të dëbuar

Shtëpia e Bardhë bën bilancin antiPutin, sa shumë diplomatë të dëbuar

109
0
Shares

Shtëpia e Bardhë ka bërë sot bilancin e fushatës kundër Rusisë e ndërtuar përmes dëbimit të diplomatëve rusë të dyhsuar se I përkasin spiunazhit të Moskës. Me anë të një fotoje në Instagram, thuhet se janë 23 shtete që I janë bashkëngjitur Uashingtonit duke dëbuar 137 diplomate rusë.

“Presidenti Donald Trump urdhëroi dëbimin e dhjetëra punonjësve të inteligjencës ruse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbylljen e Konsullatës Ruse në Siatëll. Me këto masa, SHBA dhe aleatët tanë i kanë bërë të qartë Rusisë se veprimet e saj kanë pasoja”, lexohet në përshkrimin e fotos së postuar në Instagram.

Shqipëria dëboi Vladislav Filipovin, atashe ushatarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashovin, sekretar i parë i Ambasadës. Vendimin e bëri të ditur Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila thirri ambasadorin e Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, Aleksandër Karpushin.

“Ambasadorit rus iu komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”, njoftoi dikasteri i kryesuar nga Ditmir Bushati. Ky veprim i Shqipërisë është në sintoni me atë të një sërë vendesh të Aleancës së Atlantikut Verior, duke nisur nga Shtetet Bashkuara të Amerikës.

Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi dëbimin e 60 diplomatëve rusë, ndërsa Gjermania, Franca, Ukraina, Kanadaja dhe vende të tjera europiane kanë dëbuar po ashtu përfaqësuesit e Moskës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY