URGJENT/Ish-ministri i Mbrojtjes transportohet me helikopter nga Struga

URGJENT/Ish-ministri i Mbrojtjes transportohet me helikopter nga Struga

97
0
Shares

Ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga u soll sot me urgjencë me helikopter nga Struga drejt Tiranës, pasi pësoi një ishemi në tru.

Hajdaraga, 66 vjec,  po merr shërbimet e nevojshme për stabilizimin e parametrave jetësore në Tiranë.

Kujtojmë që politikani dhe profesori i njohur jepte mësim të enjteve në universitetin e Strugës në Maqedoni. Ai kishte udhëtuar një ditë më parë për në Strugë ndërsa sot do të kthehej në Tiranë. Por pak para nisjes, gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, prandaj edhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Hajdaraga ka mbajtur portofolin e ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë gjatë viteve 1998-2000, përfshi këtu edhe kohën e luftës në Kosovë si dhe për një kohë të shkurtrë edhe të atë ministrit të Jashtëm.

Por, sikurse mësohet edhe uhdëtimi me helikopter ka qenë mjaft i vështirë për shkak të motittë renduar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY