Mustafaj: Vettingu, nëse ndërhyn Rama do të ketë kurbane të mëdha

Mustafaj: Vettingu, nëse ndërhyn Rama do të ketë kurbane të mëdha

73
0
Shares

Publicisti Besnik Mustafaj komentoi sot procesin evettingut dhe shkarkimin e gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo si dhe për problemet që ekzistojnë në PD nën drejtimin e Bashës.

Shkarkimin e gjyqtarit Lulo, Mustafaj e sheh si rast për t’u gëzuar për shkak se Vettingu po bën punën e tij.

Megjithatë ai shprehet se është skeptik për faktin nëse kryeministri Rama nuk do të ketë ndikimin e vet në këtë proces, shkruan Balkanëeb.

“Një anëtar i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të jetë cironkë, ai është i rëndësishëm në sistemin ligjor të vendit. Besoj se nëse për të dënuar për paratë e mbledhura pas 2005, se gjyqtar në këtë vit ka filluar, shohim një rast që kemi arsye të gëzohemi se po funksionon Vettingu, por shpresoj se insticionet e reja të krijurara nga Vettingu do të jenë të paanshme dhe të drejta.

Për të vënë në veprim Vettingun, mund të ketë kurban nga sistemi i drejtësisë për ta përshpejtuar procesin

Nuk mund të paragjykoj, por njoh profilin njerëzor të Edi Ramës, nëse ky do ketë ndikimin e vet, do ketë kurbane dhe deformime të mëdha. Do ketë të sakrifikuar shumë, dhe besoj se do të jenë të drejta, por me kushtin që Rama mos të ketë ndikim politik mbi ta, gjë që më duket e vështirë,” tha Mustafaj.

Ish-ministri demokrat gjithashtu foli për gjendjen aktuale të PD, dhe tha se nuk e sheh si zgjidhje rikthimin e Sali Berishës në krye të partisë.

“I vetmi personalitet që mund t’i bashkojë të gjithë brenda PD është Berisha, këtë e thonë edhe të tjerët. Nuk mendoj se kjo është zgjidhja, por besoj se Berisha e ka bërë të qartë këtë duke thënë sidomos pas zgjedhjeve të 2017-s, që pas humbjes së thellë të PD, dhe ai në disa dalje ka theksuar se ai nuk kthehet më.

Besoj se nuk është zgjidhja tek rikthimi, se ai e ka bërë rrugën e tij në politikë, dhe se ai vetë nuk e beson një gjë të tillë. Shumë e mendojnë se koha e drejtimit të PD nga Berisha është një kapitull i mbyllur. Kjo thirrje që drejtohet te Berisha është shprehje e dëshpërimit të madh që zotëron te një pjesë e madhe e demokratëve. Sfida që ka PD, është kapërcimi i këtij dëshpërimi.

Mua nuk më rrezulton se Berisha është prapa Bashës, prej disa kohësh jo vetëm tani. Basha po bën lidershipin e tij, dhe është përgjegjës 100% i gabimeve të tij. Unë besoj se kontradikta që është tani në sjelljen politike të demokratëve, qëndron në faktin se edhe kritikët e Bashës, nuk po shkojmë më tej se kaq,” tha Mustafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY