Akuza e fortë e gazetarit: Zyrtarëve të huaj në Tiranë u çojnë...

Akuza e fortë e gazetarit: Zyrtarëve të huaj në Tiranë u çojnë vajza të bukura në hotel

182
0
Shares

Gazetari dhe satiristi i njohur Luan Laze ka hedhur dje akuza të forta për abuzimet me fonde e deri te favore seksuale të përfaqësuesve që punojnë në Tiranë për institucionet e huaja.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Laze tha se të huajt nuk duhet të mitizohen as ata që janë diplomatë e as ata që punojnë si përfaqësues teknikë të institucioneve të huaja. Sipas tij ka nga ata kanë abuzuar edhe moralisht dhe financiarisht.

“Unë di disa raste kur punonjës të huaj që kanë qenë pjesë  e programeve dhe projekteve të ministrisë së Brendshme u kanë dërguar në hotelet ku flinin vajza të bukura për të kaluar natën. Rasti i dytë është kur një holandez vidhte shtetin e vet dhe BE-në duke shënuar në faturën e qirasë mujore të shtëpisë 5 mijë euro kur shqiptarit që ia kishte dhënë shtëpinë i jepte 3 mijë euro. Mjaftojnë këto dy fakte që të themi se të huajt janë po si ne, vjedhin si ne, abuzojnë si ne dhe prostituojnë si ne. Mos ti bëjmë ata se u djeg barku për shtetin shqiptar dhe reformën në drejtësi”, tha Laze për gazetarin Qafoku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY