Shkodër, situata nga moti vazhdon të përkeqësohet

Shkodër, situata nga moti vazhdon të përkeqësohet

119
0
Shares

Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacion mbi situatën e krijuar nga moti deri në orën 09:00 të datës 22 mars 2018, si më poshtë:

Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 4 958 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:

Njësia Administrative Dajç: 1 750 ha

Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq-Darragjat, rruga, Belaj-Pentar, Rruga Bishti i Qarrit dhe Urrela janë të bllokuara. Në disa shkolla në ambientet e brendshme të shkollës ka prezence uji.

Kanë rënë disa shtylla të energjisë elektrike në rrugën e Dajçit. Kërkojmë nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marrë masat përkatëse.

Paraqitet shumë e nevojshme vendosja e shenjave orientuese në rrugë për të bërë të mundur kalimin. Janë mbi 300 shtëpi të rrethuara nga uji. Kërkohet furnizim me ujë të pijshëm për banorët.

Njësia Administrative Ana e Malit: 1 300 ha

Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funskionit. Kërkohet furnizimi me ujë të pijshëm për banorët dhe nevojiten çizme të gjata për banorët. Lagjia Goricë është totalisht e izoluar. Janë 177 shtëpi të rrethuara nga uji, 150 në Obot dhe 27 në Goricë.

Njësia Administrative Bërdicë

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1 280 ha tokë e përmbytur. Stacioni i pompave të Ujësjellësit në Trush si pasojë e përmbytjeve është jashtë funskionit. Janë 100 shtëpi të rrethuara nga uji.

Njësia Administrative Velipojë

Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 410 ha tokë: Në fshatin Luarz del uji nën argjinaturë. Ndërsa në atë të Çasit paraqiten shumë probleme. Kërkohet ndërhyrje emergjente. Rruga nacionale është e pakalueshme.

Fshati Luarz është pa energji elektrike. Paraqitet shumë e nevojshme vendosja e shenjave orientuese në rrugë për të bërë të mundur kalimin.

Njësia Administrative Rrethina

Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 ha tokë. Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji. Në 3 shtëpi ka hyrë uji brenda.

Njësia Administrative Guri i Zi

Në njësinë administrative Gur i Zi vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Paraqitet shumë problematike kjo dukuri pasi mund të rrezikohet argjinatura.

Qyteti Shkodër

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 135 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 70 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shumë vështirësi kalohet me makinë ushtrie, ndërsa në disa zona kalimi bëhet i mundur vetëm me varkë.

Në lagjen Ajasëm janë rreth 3 ha tokë e mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka prezencë uji.

Bashkia Shkodër ka bërë evakuime të banorëve dhe gjësë së gjallë kur janë paraqitur nevoja. Në këtë moment janë 69 persona të akomoduar në konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka bërë të mundur edhe lëvizjen e banorëve dhe akomodimin e tyre tek të afërmit e tyre.

Specialistët tanë janë në terren dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nevojat për bazë ushqimore afatgjatë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë imediate dhe paraqiten si më poshtë:

1. Koncentrat 110 t
2. Bar i thatë 50 t

Baza ushqimore e ardhur nuk është e duhura (ka ardhur elb).

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.

Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.

Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY