Korçarët e gjejnë zgjidhjen, “dëbojnë” dimrin me zjarret në mesnatë

Korçarët e gjejnë zgjidhjen, “dëbojnë” dimrin me zjarret në mesnatë

72
0
Shares
Foto Ilustruese

Zjarret me rastin e Ditës së Verës kanë sfiduar temperaturat e ulëta në qytetin e Korçës. Si çdo vit, më 13 mars qytetarët kanë dalë për të kryer ritualin tradicional, i cili uron mirëseardhjen stinës së pranverës.

Qindra qytetarë kanë gjallëruar çdo cep të Korçes duke festuar mes zjarreve dhe duke përcjellë urime me njëri-tjetrin.

Një ditë para se të shijojnë në familjet e tyre të gjithë elementet tradicionalë të kësaj feste që shënon fundin e dimrit, ata kanë kryer edhe ritualin e kapërcimit të zjarrit, një simbolikë që nënkupton largimin e së keqes.

Dita e Verës në Korçë, ndryshe nga qytetet e tjera festohet edhe në datën 1 mars nga besimtarët ortodoksë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY