Amerikanët vendosin: Askush nuk mund të vërë veto për ushtrinë e Kosovës

Amerikanët vendosin: Askush nuk mund të vërë veto për ushtrinë e Kosovës

64
0
Shares
Wess Mitchell

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Wess Mitchell, tha të mërkurën në Beograd se askush nuk mund të vërë veto ndaj themelimit të ushtrisë së Kosovës, ndërsa u bëri thirrje të dyja palëve që të punojnë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet tyre.

“Tash është koha për të punuar së bashku për zgjidhjen e problemeve”, tha ai pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ai tha se Shtetet e Bashkuara besojnë që pikëpamja për një Serbi të lirë e të përparuar në paqe më fqinjët dhe e integruar në perëndim, është qëllim i përbashkët. Ai tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, ndërsa theksoi se Kosova ka të drejtë të themelojë forcën e saj ushtarake që nuk do të ishte kurrfarë kërcënimi për Serbinë dhe serbët.

“Kosova ka të drejtë të formojë forcat e saj profesionale që do të merreshin me sigurinë dhe në të cilat do të përfshiheshin edhe serbët e Kosovës dhe në vazhdojmë të themi se askush nuk mund të vërë veto dhe të pengojë Kosovën që të zhvillojë strukturat e tilla”, tha ai.

Kosova synon shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës, por Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kërkojnë që kjo të ndodhë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, gjë që është pamundësuar për shkak të kundërshtimit të Beogradit dhe serbëve të Kosovës. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ritheksoi mospajtimin me ngritjen e ushtrisë ndërsa tha se Serbia është e gatshme për kompromis por jo edhe si u shpreh, “përuljen e popullit serb”.

Ai tha se Serbia ka përmbushur marrëveshjet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe akuzoi Kosovës që nuk ka themeluar asociacionin e e komunave me shumicë serbe.

Diplomati amerikan, Ëess Mitchell, po qëndron në Beograd në kuadër të një vizitë ne rajon që e filloi të hënën me Kosovën. Ai nxiti reagime të pushtetit në Serbi edhe me takimin me partitë opozitare serbe.

Më pas ai shkon edhe në Athinë dhe në Nikozi.(voa)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY