VIDEO/Gruaja që vdiq në Kukës la 6 vajza jetime, reportazhi para 2...

VIDEO/Gruaja që vdiq në Kukës la 6 vajza jetime, reportazhi para 2 vitesh

297
0
Shares

Nurie Poçi 39 vjeçe që ndërroi jetë së bashku me foshnjën si pasojë e hemorragjisë gjatë lindjes në Kukës është pjesë e një reportazhi transmetuar nga report tv dy vite më praë.

Report TV ka publikuar një kronikë në janar të vitin 2016 ku tregon rreth kushteve tepër të vështira të jetesës së saj, së bashku me gjashtë vajzat e vogla.

Ajo jetonte me 19 mijë lekë në muaj të cilat i përfitonte nga një pension dhe ndihma sociale prej të cilave 13 mijë lekë i përdorte vetëm për të paguar qiranë e shtëpisë dhe energjinë elektrike.

Reportazhi para 2 vitesh:

Temperaturat e ulëta te janarit, i’a bëjnë edhe më të vështirë jetesën 6 vajzave të vogla dhe nënës së tyre Nurie Poçit. Ata jetojnë në një banesë me qira në qytetin e Kukësit në kushte shumë të vështira dhe pa ushqim.

Nurie Poçi thotë se jetesa me 19 mijë lek në muaj të cilat i përfiton nga një pension dhe ndihma sociale është shumë e vështirë. Ajo thotë se 13 mijë lekë i përdor vetëm për të paguar qiranë e shtëpisë dhe energjinë elektrike.

Ndërsa në këtë kohë i ka marrë lëndë drusore me lekë borxh për të ngrohur sadopak ambientin e kësaj ngrehine, për të cilën paguan një qera të konsiderueshme në raport me kushtet që ajo ofron.

Poçi thotë se fëmijët flenë herë të ngrënë e herë të pangrënë, pasi varfëria dhe skamja janë ulur këmbëkryq në vatrën e kësaj familje.

Gruaja i bën apel instancave shtetërore që ta ndihmojnë sadopak me një banesë provizore, pasi nuk ka mundësi për të paguar qiranë.

6 vajzat të cilat jetojnë vetëm me të ëmën pasi babai i ka ndërruar jetë para disa kohësh, nuk shkojnë në shkollë pasi nuk kanë mundësi ekonomike për të blerë librat dhe mjetet shkollore.

Vogëlushet rrëfejnë se si ndihen kur shohin bashkëmoshataret e tyre që shkojnë në shkollë në një kohë që kjo gjë për ta është luks.
Në këto ditë të ftohta, 7 femrat e familjes Poçi në Kukës nuk kanë mundësi tjetër veçse të shpresojnë te humaniteti i pushtetit vendor. Shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY