FOTO & EMRI/ E para herë, Trump emëron në krye të CIA-s...

FOTO & EMRI/ E para herë, Trump emëron në krye të CIA-s një grua

61
0
Shares

Presidenti Trump ka pushuar nga detyra Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson dhe e ka zëvendësuar atë me drejtorin e CIA-s Mike Pompeo. Rolin e zotit Pompeo në krye të CIA-s do ta marrë Gina Hapsel, aktualisht zëvendës drejtore e kësaj agjencie. Ajo do të bëhet gruaja e parë që drejton agjencinë amerikane të zbulimit ndërkombëtar.

“Faleminderit Rex Tillerson për shërbimin ndaj vendit. Gina Haspel do të bëhet drejtorja e re e CIA-s, e para grua në këtë detyrë. Urime të gjithëve”, tha presidenti në një postim në Twitter.

Në një deklaratë për Ëashington Postin, presidenti vlerësonte si zotin Pompeo, ashtu edhe zonjën Hapsel.

“Jam krenar që emëroj drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo si sekretar i ri i shtetit. Mike doli i pari i klasës në Akademinë Ushtarake Ëest Point, është dekoruar për shërbimin ushtarak dhe ka mbaruar me nota të larta departamentin e juridikut në Harvard. Më pas ai ka qenë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, ku ka dëshmuar aftësinë për të bashkëpunuar me ligjvënës të partisë opozitare”.

Në deklaratën e tij, presidenti shkruan se “Gina Hapsel, zëvendës drejtore e CIA-s, do të emërohet për të zëvendësuar drejtorin Pompeo dhe do të bëhet e para grua që merr drejtimin e kësaj agjencie, gjë që shënon një moment historik. Mike dhe Gina kanë punuar së bashku për më shumë se një vit dhe kanë krijuar një respekt të ndërsjelltë”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY