Bashkia Tiranë jep me koncension varrezat e dëshmorëve, ja si do ju...

Bashkia Tiranë jep me koncension varrezat e dëshmorëve, ja si do ju vilet qytetarëve, tarifa për privatin

582
0
Shares

Dhënies me koncension apo siç njihet ndryshe me partneritet-publik-privat me sa duket nuk do t’i shpëtojnë as varrezat e dëshmorëve në kryeqytet.

Të paktën ky është propozimi i Bashkisë Tiranë, e cila planifikon që tarifën për mirëmbajtjen e varrezave ta përfshijë brenda faturës së ujit, për t’i kaluar më pas kompanisë private e cila do të bëjë krasitjen e barit, ujitjen, dekorin e rrugëve, organizimin e eventeve dhe krijimin e një repertori muzikor që do të luhet me rastin e datave përkujtimore.

“Ne duam për Tiranën varreza dinjitoze. Ne kemi të drejtë si kryeqytet të nderojmë ashtu siç duhet të rënët për liri. Nevoja e transformimit mjedisor dhe shërbimeve në varrezat e dëshmorëve duhet të ndjekë modelin e aktiviteteve të ngjashme si Nata e Bardhë, apo Peza N’Fest, të cilat ndonëse janë të kufizuara në kohë, duhen parë si pikë referimi”, thuhet ndër të tjera në relacionin e Bashkisë Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY