Surpriza vjen nga diktatori i Koresë së Veriut: Në maj takim historik...

Surpriza vjen nga diktatori i Koresë së Veriut: Në maj takim historik me Trump

75
0
Shares

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump do të takohen në muajin maj.

Lajmi i takimit të dy armiqve është bërë i ditur nga zyrtarë të Koresë së Jugut.

Raportohet se ishte lideri koreano-verior kërkoi takimin me shefin e Shtëpisë së Bardhë. Duket se situata e tensionuar mes dy shteteve po zbutet, por Trump ka disa kushte para takimit, mes tyre është çështja nukleare.

Që kur Trump mori detyrën, SHBA-ja ka ndërmarrë disa sanksione të rënda ndaj Koresë së Veriut

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, tha se ky është një moment historik për paqen.

“Nëse presidenti Trump dhe lideri Kim takohen pas një samiti mes dy Koreve denuklearizimi i plotë i Gadishullit Korean do të vihet në rrugë të duhur”, tha Moon.

Trump tha se njoftimi i zyrtarëve jugkoreanë është një “përparim i madh”, por shtoi se sanksionet kundër Koresë së Veriut do të mbeten derisa të arrihet një marrëveshje e fuqishme.

Sekretarja e tij për media, Sarah Sanders tha se vendi i takimit dhe koha do të përcaktohen.

Megjithatë, analistët mbeten skeptikë se çfarë mund të arrijnë bisedimet e tilla, të organizuara shpejt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY