DETAJET/Policia rrëfen vrasjen e Fierit, vrasësi erdhi nga Kopliku

DETAJET/Policia rrëfen vrasjen e Fierit, vrasësi erdhi nga Kopliku

190
0
Shares

Policia e Fierit ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen që ndodhi para pak muajsh në Fier dhe u zbulua vetëm dje kur trupi I viktimës u gjet papritur në fshatin Daullas.

Ne foto, viktima Kreshnik Beqiraj

Në vijim të punës hetimore u bë identifikimi e ndalimi i autorit të vrasjes Albert Zekaj, 32 vjeç, banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe. Ky shtetas ka qenë shok me viktimën Kreshnik Beqiraj. Ata ajën njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qera në qytetin e Fierit. Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00 ky shtetas dyshohet se e ka vrarë Beqirajn me sende te forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.

Zekaj ka deshmuar se vrau Beqirajn pasi ishte i pire. “E qellova me cekic dhe me pas pashe se kishte vdekur. E mora trupin dhe e dergova ne nje zone te fshehur”, ka thene vrasesi.

Ne vijim të hetimeve dhe informacioneve operative u arrit të identifikohej autori dhe u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. Pas marrjes në pyetje ai pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.

Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët në muajin janar 2018. Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: – një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit. – një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin; – mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me dashje“.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY