Ridvan Bode paralajmëron partinë e re

Ridvan Bode paralajmëron partinë e re

187
0
Shares

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ridvan Bode ka paralajmëruar sonte mundësinë për të krijuar një parti të re ndërkohë që sipas tij opozita aktuale nuk po i përgjigjet nevojave të qytetarëve.

Duke komentuar mbledhjen e kryesisë sonte në abcneës ai tha se se e gjitha kjo që po ndodh në Partinë Demokratike bëhet për të mos hapur debatin. Sipas tij, opozita është përgjegjëse sepse nuk po jep shpresë tek njerëzit.

“Unë mendoj që e gjithë kjo është një përpjekje për të mos hapur debat në PD. Vendi është duke përjetuar një periudhë rrënimi të shpresës dhe besimit të njerëzve. Sigurisht që rrënimi vjen nga keqqeverisja. Gjithë përgjegjësia e rrënimit të shpresës tashmë është te opozita sepse nuk mundi të akumulonte rreth vetes mundësinë për të dhënë shpresë”, tha Bode në një intervistë për Abcneës.

“Ka më shumë fjalë sesa ka vendime. Fjalët që thotë nuk i con deri në fund, dhe këto janë vese të një njëriu që nuk krijon dot mazhorancë. Bën marrëveshje okulte që nuk i shërbejnë qytetarëve,” tha Bode.

E ndërsa për pyetjen nëse lëvizja e re ka për qëllim largimin e Lulzim Bashës nga PD apo marrjen e kësaj partie, Bode u përgjigj “po kjo është e njëjta gjë. Shqiptarët janë tashmë të vetëdijshëm dhe do kërkojnë t’i japin një përgjigje. E vendosin demokratët. Nëse ata vendosin, do të bëhet siç thonë ata. E dinë ata, do mblidhen, do diskutojnë dhe do vendosin”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY