Kufoma në Daullas të Fierit, detaje të reja nga policia

Kufoma në Daullas të Fierit, detaje të reja nga policia

167
0
Shares

Policia ka njoftuar detaje të tjera në lidhje me kufomën e gjetur në fshatin Daullas të Fierit.

Bëhet e ditur se nga ekspertiza e parë të trupit të viktimës i seksit mashkull me moshë rreth 30-35 vjeç dhe dyshimet janë se kemi të bëjmë me një ngjarje që mund të ketë ndodhur rreth një vit më parë, duke parë dhe shkallën e dekompozimit të trupit.

Dyshohet gjithashtu se kufoma mund të ketë qenë viktima e një vrasje, pasi trupi i pajetë ka qenë i groposur, një shenjë që tregon se dikush e ka bërë këtë gjë për të mbuluar gjurmët. Kufoma u gjet e mbështjellë më batanije.

Tashmë pritet që autopsia të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje misterioze. Deri më tani, viktima nuk është identifikuar ende.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY