Presidenti Ilir Meta komenton kokainën në Durrës njësoj si amerikanët

Presidenti Ilir Meta komenton kokainën në Durrës njësoj si amerikanët

79
0
Shares

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta komentoi sot aksionin e shpejtuar të policisë për të kapur kokainën në Durrës por jo pronarin. Duke folur në real story të Sokol Ballës në vizion plus ai tha se aksioni ishte pozitiv por fakti është shqetësuar, dicka krejt e ngjashme me deklaratën e  ambasadës amerikane në Tiranë.

Sipas presidentit, është shqetësues fakti se si është marrë guximi për të trafikuar dhe sjellë në Shqipëri 613 kilogramë kokainë nga Kolumbia.

‘Aksioni i policisë është pozitiv, por edhe guximi për të nisur një ngarkesë të tillë është shqetësues. Lufta kundër këtij fenomeni dhe këtyre grupeve kriminale që janë forcuar ndjeshëm është një shqetësim.

Është një shqetësim edhe për çështje të sigurisë kombëtare. Kur grupet kriminale janë bërë një shqetësim për Italinë, që është një vend ku e ku më i madh se ne, atëherë ky është vërtetë një problem’, u shpreh Presidenti Ilir Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY