ALARMI & FOTO GALERI/ Studimet e larta për mësuesi dhe ky profesion...

ALARMI & FOTO GALERI/ Studimet e larta për mësuesi dhe ky profesion po braktisen

116
0
Shares

Studimet e larta për mësuesi po braktisen gjithnjë e më shumë nga të rinjtë, si vetë ky profesion. Shqetësimi ka ardhur sot në ditën e mësuesit, nga arsimtare të shkollave të mesme e 9-vjeçare, të dala në pension, gjatë një takimi me qendrën “Gratë në Shërbimin publik”.

Mësuese të njohura në shkolla e Tiranës me eksperience tejet të gjatë në arsim si Aishe Karaj, Eva Karagjozi, Violeta Kraja dhe mësuese të tjera, theksuan se ndjekin me shqetësim fenomenin e diplomimit në një shkallë shumë të ulët të të rinjve që studiojnë në mësuesi, pasi ky profesion nuk përkrahet dhe vlerësohet sa duhet nga shteti.

Duke treguar përvojat e tyre për të rinjtë, ato u shprehën se, figura e mësuesit sot është në krizë pasi e gjithë shoqëria po vuan mungesën e vlerave dhe cilësive dhe është e orientuar vetëm nga materializmi. Mësueset u shprehën kënaqë sinë e tyre të veçantë kur vërejnë se përkushtimi i tyre në mësimdhënie ka sjellë breza të tërë në karrierë në politikë, si deputetë ministra, intelektualë, drejtues institucionesh dhe poste të  tjera. Sipas  mësueseve frymëzimi i përditshëm për to mbetet mirë njohja e brezave që ato kanë  arsimuar dhe që falë internetit mbahen gjallë lidhjet edhe me studentë e nxënës që  jetojnë e punojnë në kontinente të tjera.

Drejtuesja e qendrës  “Gratë  në Shërbim Public”, Mimoza Hajdarmataj tha se, “mësueset nuk dalin kurrë  në  pension pasi me përkushtimin e tyre ato mund të vazhdojnë të kultivojnë te të rinjtë vlerat e solidaritetit, vullnetarizmit dhe harmonisë me njëri-tjetrin”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY