Shkodër, përplasen dy makina, një i aksidentuar rëndë

Shkodër, përplasen dy makina, një i aksidentuar rëndë

80
0
Shares
Foto Ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur rëndë këtë të martë, në një aksident ku u përfshinë dy makina. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:20 në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat.

Burime zyrtare thonë se në aksident u përfshinë një “Fiat” me targë AA 382 GY me drejtues A. J., 42 vjeç banues në fshatin Shirq dhe një “Benz” me targë SH 2225 E me drejtues Gj. L., banues lagje “Tre Heronjtë”, të Shkodrës.

Për pasojë i dëmtuar ka mbetur shoferi i “Fiat”-it, i cili është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.

Ndërkohë në vendngjarje, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY