DETAJE/ Ja kush ia ngriti kurthin dhe si u prangos administratori i...

DETAJE/ Ja kush ia ngriti kurthin dhe si u prangos administratori i Universitetit “Kristal”

366
0
Shares

Rudina 30 vjeçe, nga Laçi kishte dëgjuar se në Tiranë shiteshin diploma. Përmes një të njohuri që është shpallur në kërkim si ndërmjetësues, vajza parapagoi 1 mijë euro. Këtë të hënë, në një lokal në Tiranë Rudina pagoi edhe shumën tjetër prej 1500 euro si kusht për të marrë diplomën që e njeh atë si juriste.

Sipas Prokurorisë, shuma iu dorëzua ish pronarit të universitetit “Kristal”, mbyllur katër vite më parë.

Ahmet Muçaj është arrestuar menjëherë sapo ka shkëmbyer diplomën me shumën e parave. Vepra për të cilen 69-vjeçari do të hetohet më tej është ajo e falsifikimit të dokumenteve.

Një burim i tha Top Channel se shtetasja me të dhënat Rudina F., konsiderohet tashmë një bashkëpunëtore e drejtësisë përderisa ka ndihmuar autoritetet që të zbulojnë se si po shpërndahen diploma nga një universitet që nuk ekziston, për sa kohë i është hequr licenca në vitin 2014 dhe dyert e tij janë të mbyllura.

Bëhet e ditur në rruge jo zyrtare se prokurorët e kryeqytetit po hetonin skemën e shpërndarjes së diplomave false prej muajsh. Kishte dyshime që persona të caktuar nga universiteti i mbyllur, kanë pajisur disa qytetarë me diploma që përkojnë me kohën kur Kristali ishte hapur. Në këtë kohë është rënë në gjurmët e vajzës që sapo kishte dorëzuar shumën paradhënie në fillim të këtij viti.

Prokurorët kanë kërkuar bashkëpunimin e studentes së rremë e cila ka pranuar të infiltrohet. Siç rezulton nga këqyrja e diplomës së sekuestruar, në dokument janë regjistruar të dhëna të dyshimta. Në diplome shkruhet se studentja që nuk ka qenë asnjë ditë në auditor është regjistruar si studente e juridikut në vitin 2010, ndërsa është diplomuar në 11 shtator 2013, pikërisht pak muaj përpara se universiteti të mbyllej.

Pavarësisht se prokurorët kanë dyshime se firma e ish dekanit Arben Lloja është falsifikuar, për ëe konfirmuar pistat e hedhura do t’i kërkohen ministrisë së Arsimit regjistrat e dorëzuar nga universiteti menjëherë pas mbylljes. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY