FOTO GALERI/ Aqif Rakipi pjesë e partisë së re Bode – Topalli – Patozi…?!

Ndaje

Ish-deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi është parë sot nën shoqërinë e dy ish-deputetëve të PD-së, Ridvan Bode dhe Astrit Patozi. Tre ish deputetët, kanë qenë së bashku sot në një nga lokalet në ish-Bllok.

Megjithëse të tre ish-deputetët nuk i lidh miqësia, mesa duket mund t’i lidhë strategjia e Ridvan Bodes, Jozefina Topallit dhe Astrit Patozit për të krijuar një parti të re, raporton Hashtag.al.

Qëndrimi së bashku në lokal i Bodes, Patozit, Rakipit ka zgjatur mbi dy orë.

Takimi publik mes tyre vjen për raportimeve mediatike për angazhimin në një forcë të re politike të ish-deputetëve të demokratë. Ky takim shton edhe pikëpyetjet në se po përfshihet Aqif Rakipi në partinë e re të kundërshtarëve të Lulzim Bashës.

Aqif Rakipi njihet si dora e fortë e Edi Ramës në politikë dhe ai e ka pranuar se Aqif Rakipi u bë garancia e tij për të qëndruar kryeministër në vitin 2016.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje