EMRI & FOTO/ Zyrtarizohet vendimi, ndërpritet Vetting-u për ish-anëtarin Gjykatës Kushtetuese

EMRI & FOTO/ Zyrtarizohet vendimi, ndërpritet Vetting-u për ish-anëtarin Gjykatës Kushtetuese

136
0
Shares

Komisioni  i Pavarur i Kualifikimit (KPK), ndërpret rivlerësimin për Besnik Imerajn.

KPK, zbardh vendimin për Besnik Imerajn, i cili është njohur edhe zyrtarisht me këtë vendim.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se trupa gjykuese, e përbërë nga Brunilda Bekteshi (kryesuese), Etleda Çiftja (anëtare) dhe Genta Tafa (Bungo) (relatore), pasi mori dijeni për vendimin nr. 2, datë 31.01.2018 të Gjykatës Kushtetuese, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 14, datë 06. 02. 2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ka vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Besnik Imeraj.

Vendimi u publikua në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në respektim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Ndërprerja është bërë në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila parashikon që Vetting-u nuk vazhdon nëse gjyqtari jep dorëheqjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY