Zbulohet një tender i ri që po bëhet për aksin Tiranë-Elbasan

Zbulohet një tender i ri që po bëhet për aksin Tiranë-Elbasan

144
0
Shares

Ish drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, nga radhët e LSI-së, Dashmir Xhika dhe Andi Toma vijojnë të gjykohen për abuzime me rrugën Tiranë-Elbasan. Por, ndryshe nga ata, drejtuesit aktual socialistë të ARRSH-së, vijojnë të bëjnë tendera për këtë aks rrugor.

Tpz.al ka mësuar, se Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, ka firmosur hapjen e një tenderi, me objekt “menaxhimi e mirëmbajtja e pajisjeve dhe operimi i tunelit të Krrabës”. Fondi për këtë tender është rreth 1 miliardë lekë të vjetra dhe kohëzgjatja për ekzekutimin e kësaj kontrate është 12 muaj.

Edhe pse rruga Tiranë-Elbasan, ku kalojnë 7-8 mijë makina në ditë është ende e papërfunduar, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zhvilluar tender mirëmbajtje për tunelin.

ARRSH-ja thotë se objektiva themelore e kontraktorit, që këtej e tutje do të quhet “Menaxheri i Tunelit”, do jetë që të sigurojë mbi të gjitha sigurinë, efektivitetin dhe eficiencën në punë si dhe operimin sa më ekonomik të tuneli.

Sipas dokumentave, “Menaxheri i Tunelit” do të marrë direktiva nga Drejtori i Përgjithshem i ARRSH-së, aktualisht Afrim Qendro, i cili vjen nga radhët e socialistëve. Ky i fundit është paraqitur në dyert e organit të akuzës për të dhënë shpjegime pikërisht për abuzimet financiare me rrugën Tiranë-Elbasan.

Por ndërsa, dy parardhësit e tij gjenden në burg, Qendro vijonë të hapë garë për tender për një nga rrugët më të debatueshme për shkak të kostove që u ka shkaktuar buxhetit të shtetit, e për rrjedhojë xhepave të shqiptarëve.

Rruga Tiranë – Elbasan mori jetë më 29 prill të vitit 2011. Pas “Rrugës së Kombit”, ajo ishte vepra e dytë më e madhe publike që ndërtohej në historinë e Shqipërisë. Vlera totale e investimit të segmentit, prej rreth 290 milionë dollarësh, u sigurua përmes disa donacioneve me mbështetjen e Bankës Islamike për Zhvillim. Fillimisht ishte parashikuar që autostrada të përfundonte brenda vitin 2014. Por, gjatë ndërtimit, projekti rezultoi me probleme për shkak të rrëshkitjes së dheut në një zonë me gjatësi 4 kilometra rreth Ibës dhe Mulletit.  Pikërish këtu nis edhe saga e shpërdorimit të fondeve publike, ku vetëm për këto 4 kilometra u akorduan plot 35 milionë dollarë, me votat e Partisë Socialiste si dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ditën e martë, më 27 shkurt 2018, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për tre ish-zyrtarët e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ndaj ish-drejtorit të këtij autoriteti, Dashamir Xhika, dhe dy ish-drejtorëve të menaxhimit të projekteve Aksel Qurduka dhe Albens Alite u la në fuqi vendimi i dhënë nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda, për akuzat “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre” për rrugën Elbasan-Tiranë, për një dëm ndaj shtetit në rreth 80 milionë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY