RADARI/Kjo makinë në Kashar mund të bëhet copë vetë dhe të copëtojë...

RADARI/Kjo makinë në Kashar mund të bëhet copë vetë dhe të copëtojë të tjerë

124
0
Shares

Policias rrugore në Tiranë ka regjistruar sonte një tjetër shpejtësi vrasëse në rrugët në autostradën Tiranë-Durrës në Qafë –Kashar.

Bëhet fjalë për një automjet tip ben 320 që ecte me një shpejtësi 212 km/orë në një rrugë që nuk duhet të kalosh 90km/orë.

“Para pak minutash Radari ka rregjistruar një automjet që qarkullone me shpejtësi gati fluturuese e jo për të qarkulluar në rrugë.

Në një trafik me kaq shumë lëvizje, në kushte të lagështirës në rrugë dhe shumë faktorëve të tjerë dhe të guxosh të qarkullosh me shpejtësi 212 km/orë, kjo është vetvrasje, për drejtuesin e mjetit, por edhe rrezik i madh për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Pavarësisht se 24 vjeçari H.N, nga Tirana drejtonte një automjet Benz 320, kjo sdo të thotë se makina luksoze duhet të flutorojë, e të rrezikojë përdoruesit e rrugës.

Qarkulloni duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor , që të gjithë së bashku, policë rrugorë, drejtues mjetesh e këmbësorë të kontribuojmë që të rritet siguria e jetës në rrugë”, thuhet ën njoftimin e policisë për rastin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY