Grabitësit thyejnë qepenin, tentojnë vjedhjen e pikës së këmbimit valutor

Grabitësit thyejnë qepenin, tentojnë vjedhjen e pikës së këmbimit valutor

82
0
Shares

Një tjetër tentativë grabitje pike këmbimi valutor ka ndodhur. Këtë herë ngjarja ka ndodhur në Fushë Krujë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Burime zyrtare nga policia thanë se, gjatë natës në Fushë Krujë, persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin pikën e këmbimit valutor në pronësi të shtetasit me inicialet L. Ç.

Grabitësit kanë dëmtuar qepenat, por nuk kanë mundur që të futen brenda për të vjedhur paratë.

Ka qenë pronari i pikës së këmbimit që ka njoftuar policinë. Këta të fundit kanë nisur hetimet dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY