DETAJE/ Durrës, frikë nga hakmarrja, apelon gjyshi i djalit që theri Anxhelon

DETAJE/ Durrës, frikë nga hakmarrja, apelon gjyshi i djalit që theri Anxhelon

119
0
Shares

Familja Gjokazaj ka përcjellë të shtunën në banesën e fundit Anxhelon 16-vjeç, ndërkohë familja e autorit shpreh frikën e ndonjë hakmarrjeje të mundshme.

Policia ka marrë masa dhe ka vendosur një patrullë policie te dera e shtëpisë Lala, me dyshimin e një hakmarrjeje të familjes Gjokazaj.

Gjyshi i autorit, Frrok Lala, është shprehur shumë i indinjuar dhe dënon ashpër veprimin e nipit.

Gazeta “Panorama”, shkruan se Lala i kërkon falje familjes që humbi djalin, duke theksuar se nuk kanë aspak dijeni për arsyen e konfliktit mes dy adoleshentëve.

“Ndjejmë të njëjtën dhimbje si prindërit e viktimës, pavarësisht se arkëmorti është në familjen e tyre”, është shprehur Frrok Lala.

Ai tha se familja është e vendosur për të mos e mbështetur nipin, pasi mbi të gjithë kërkojnë që të marrë dënimin e merituar nga drejtësia për aktin e rëndë që ndërmori.

Viktima, Anxhelo Gjokazaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY