Durrës, vdes në spital adoleshenti i plagosur me thikë nga bashkëmoshatari

Durrës, vdes në spital adoleshenti i plagosur me thikë nga bashkëmoshatari

132
0
Shares

Ka vdekur në Spitalin e Durrësit adoleshenti që u plagos ne thikë sot, nga një bashkëmoshatari i tij në Spitallë të Durrësit.

Mësohet se A. Gj., 16 vjeç, ka vdekur në spitalin e qytetit, pasi u godit me thikë nga  D. L.,17 vjeç, i prangosur nga Policia.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen

Plagos me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, identifikohet dhe kapet   menjëherë nga Policia.

Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit  të Policisë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar të një plagosje të ndodhur mesditën e sotme në Durrës, shtetasin D. L., 17 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm, në lagjen Nr. 15, Spitallë, Durrës dyshohet  se pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin  A. Gj., 16 vjeç,  banues  në Durrës, i cili  ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e  mjekëve.

Policia menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen e ndodhur, ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të autorit të dyshuar, ku ndodhet i  shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY