DETAJE/ Ja pse u vra Memli Begalla, biznesmeni s’mbajti premtimin…

DETAJE/ Ja pse u vra Memli Begalla, biznesmeni s’mbajti premtimin…

300
0
Shares
Viktima, Memli Begalla

Ardjan Serezi dhe Denis Demiri do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Kështu ka vendosur gjykata e Krimeve të Rënda për dy autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Memli Begalla më 16 shkurt në Tiranë.

Në seancën e sotme për dhënien e masës së sigurisë kanë dalë të dhëna të reja për motivet e vrasjes. Prokuroria ka lexuar të dhënat për autorët. Sipas organit të akuzës, Ardjan Serezi u kap me drogë dhe biznesmeni Memli Begalla i premtoi lirimin por nuk e mbajti fjalën dhe nuk e liroi 49-vjeçarin. Ndaj ai mori hak duke e vrarë.

Një tjetër e dhënë ka të bëjë me identifikimin e Denis Demirit. Prokuroria deklaroi se pas krimit Denis Demiri hoqi maskën dhe u filmua nga kamerat e sigurisë pranë sheshit “Wilson”, kjo gjë çoi në identifikimin e tij menjëherë pas krimit.

Nga ana tjetër avokati i Ardjan Serezit, Saimir Visha deklaroi se për klientin e tij nuk ka asnjë provë që e lidh me vrasjen e biznesmenit.

Gjykata pasi ka dëgjuar të gjitha pretendimet e palëve ka vendosur t’i lërë në burg. Avokati i të dyshuarit, Saimir Visha tha se do të ankimojë masën e sigurisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY