DETAJE/ Dentistja e akuzuar për mashtrim, hidhet në kundërsulm: Po më prishin...

DETAJE/ Dentistja e akuzuar për mashtrim, hidhet në kundërsulm: Po më prishin karrierën

256
0
Shares

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën “arrest me burg” për dentisten Olesia Duka, 38-vjeçaren e akuzuar se mashtroi disa biznesmenë duke iu marrë shuma të mëdha parash, mes tyre Idlir Hoxhën, kambisti nga Durrësi që e denoncoi i pari.

Olesia Duka ka deklaruar para gjykatës së Durrësit që gjithçka është një skenar filmi i montuar për t’i prishur karrierën profesionale dhe imazhin e saj publik.

E marrë në pyetje nga gjykatësja Eda Kaja, në lidhje me njohjen që ka me kambistin nga Durrësi dhe 8 biznesmenët e tjerë nga Tirana dhe Durrësi që kanë bërë denoncime, ajo pranoi se një pjesë të tyre i njihte, por se me ta kishte marrëdhënie biznesi.

“Unë i njoh por s’jam mashtruese siç pretendon Prokuroria. Kam 3 klinika dentare dhe kisha nisur një projekt bamirësie me fondacionin ‘Dhuro buzëqeshje falas’ për të rregulluar gojën e fëmijëve të policëve të vrarë. Kontratat e huamarrjes i kam lidhur para noterit në lidhje me personat e mësipërm që kam marrëdhënie biznesi. Me shtetasin I. H. me të cilin jam njohur më 2 nëntor 2016, kam pasur 6 muaj marrëdhënie biznesi, dhe në qershor vëllai i tij më tha se i detyrohesha 843 mijë euro borxh. I thashë që kjo nuk është e mundur. Ata më kërcënuan dhe më detyruan të merrja borxh te disa persona të tjerë, e madje edhe kredi bankare për t’ua shlyer”,  ka deklaruar ajo në sallën e gjyqit.

Në seancë prokurori Madrid Kullolli e pyeti në lidhje me marrëdhënien e biznesit, se si i ka nënshkruar kontratat e huamarrjes me personat që e kanë denoncuar. Ajo tha se i ka shkruar para noterit, por ai i solli në vëmendje edhe disa kontrata që janë sekuestruar në banesën e saj, për të cilat pranonte se kishte marrë borxhe të ndryshme.

Një prej tyre ishte dhe një borxh i pranuar prej saj prej 35 mijë eurosh në një recetë mjekësore, ku i linte si garanci pasurore një apartament në plazhin e Durrësit.

Avokatët mbrojtës të saj kërkuan që të dalë nga masa e arrestit me burg, ndërsa prokurori tha se për shkak të rrezikshmërisë duhet të qëndrojë në burg. Gjykatësja Eda Kaja pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe dha masën arrest me burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY