MOTI & HARTA/ Në dy ditët në vazhdim, qytetet me më shumë...

MOTI & HARTA/ Në dy ditët në vazhdim, qytetet me më shumë shi, ja deri ku arrin bora

336
0
Shares

Gjate natës, dy ditët në vijim, do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave. Sinoptikanët e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) në parashikimin e fundit meteorologjik që kanë bërë, thonë se reshje shiu mesatare do të ketë kryesisht ne 3 qytete të vendit, ndërsa bora do arrije deri në afërsi të bregdetit.

Parashikimi sipas IGJEUM

Reshjet

Sot pasdite (e martë, dt. 27) dhe nesër (e mërkurë, dt. 28) në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta, ndërsa në Dibër, Tiranë dhe Elbasan reshje mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Pritet prania e reshjeve në formë dëbore, kryesisht në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit.

Reshjet e dëborës mund të sjellin problematika të ndryshme në transportin rrugor dhe ngrica si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave, sidomos gjatë natës.

Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

Temperaturat

Nesër (e mërkurë, dt. 28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: +1 / 7

në vendet e ulëta: +1 / 5

në vendet malore: – 8 / 2 °C

Era

Sot pasdite (e martë, dt. 27) dhe nesër (e mërkurë, dt. 28) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Rreziku nga përmbytjet

Nga llogaritjet hidrologjike e IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë prurje të qëndrueshme përgjatë dy ditëve të ardhshme. Nga data 2 Mars 2018 dhe ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY