Mimoza Hafizi po bën një lloj Pop-i

Mimoza Hafizi po bën një lloj Pop-i

235
0
Shares

Mimoza hafizi duket se ka vendosur të kthehet sërish në shkencë pasi u përjashtua nga partia Libra, apo pasi edhe vetë partia u përjashtua nga skena politike.

Ajo tani ndodhet në Francë, mes komuniteteve shkencore të fizikës ku Hafizi ka kaluar pjesën më të madhe të jetës, ndërsa lajmëron se ka ndërmend të eksperimentojë popshkencën. Ja cfarë është ky lloj i ri edukimi.

“Në Café Le Rostand, me kolegen dhe miken time, Prof. Nathalie Deruelle, fizikane e njohur franceze në fushën e Gravitacionit të Albert Einstein.
Po shkëmbejmë argumente mbi rolin që merr shkencëtari i mirëfilltë në “popshkencë”-libra a filma shkencorë për publikun joprofesionist.

Image may contain: 3 people, including Mimoza Hafizi, people smiling, people sitting, table and indoor

Këto ditë del në Francë një libër i saj i thjeshtuar mbi Valët Gravitacionale, të cilin beson se disa mijra francezë do e mirëpresin. Po ne shqiptarët, sa e mirëpresim popshkencën? Përvoja ime me faqen www.tuimp.org, ku secili mund të hyjë lirisht e të shtypë librin e vet, është mjaft e bukur. Por sa ia vlen angazhimi në një vepër edhe më të zgjeruar?

Për t’i sjellë njerëzit tek jeta e kërkuesit dhe tek arritjet më të fundit, tek planetet e zbuluara fare pranë Sistemit Diellor apo me mijra vite-dritë larg nesh, për t’i çuar në skajet e Universit a futur në mikrobotën e bërthamave atomike, për t’u sjellë dijet mbi jetën jashtë nesh apo inteligjencën përtej njeriut. Përmes një fjalori të thjeshtë, por korrekt. Sa gati është publiku ynë për të lexuar, kuptuar e besuar komunikimin shkencor? Sa larg nga pseudoshkenca, teoritë konspirative apo besimet okulte?

Besoj se ia vlen angazhimi dhe duhet bërë!”, poston Mimoza.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY