Dosjet e ish-Sigurimit, Arta Marku takohet me kreun e Autoritetit, Gentiana Sula

Dosjet e ish-Sigurimit, Arta Marku takohet me kreun e Autoritetit, Gentiana Sula

305
0
Shares

Kryeprokurorja Arta Marku priti dhe bisedoi me tematikën e rëndësishme të zbardhjes të së kaluarës, me kryetaren e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula (Mara).

Në këtë takim, në emër të Prokurorisë së Përgjithshme, Marku shprehu angazhimin për bashkëpunim me Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

Prokurori i Përgjithshëm, Arta Marku garantoi ofrimin e çdo ndihme dhe shpjegimi në përputhshmëri me ligjin, për të trajtuar kërkesat mbi pastërtinë e figurës së personave të lidhur apo që kanë pësuar drejtpërdrejtë apo tërthorazi, nga veprimtaria e ish-Sigurimit të Shtetit.

Kryeprokurorja Marku i dha përgjigje miratuese shtjellimit të çështjeve nga Sula për të bashkëpunuar veçanërisht me prokurorinë për të gjitha rastet e personave që lidhen me të shkuarën, duke çmuar bashkërisht ndjeshmërinë madhore që ka për opinionin publik.

Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Sula, paraqiti disa çështje që kanë nevojë për mbështetje ndërinstitucionale për zbardhjen e të vërtetave të diktaturës.

“Ne jemi gati për t’u gjetur zgjidhje problemeve të shtruara. Padyshim që do ta kemi një mënyrë për të bashkëpunuar dhe për të ndërhyrë në përmbushje të detyrimeve ligjore”, tha Kryeprokurorja Marku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY