FOTOT GALERI/ Të përjashtuar nga ndihma ekonomike, fëmijët pa bukë në shkollë,...

FOTOT GALERI/ Të përjashtuar nga ndihma ekonomike, fëmijët pa bukë në shkollë, familjarët “ngrenë duart lart”

120
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi disa familje të përjashtuara nga skema e ndihmës ekonomike në Bashkinë e Kavajës. Gjendja në familjen e Kastriot Mihanit është e mjerueshme. Baba i dy fëmijëve dhe i bashkëshortes me problem mendore, Kastrioti tregon dhimbjen e një kryefamiljari që, ndryshe nga sa thotë kryeministri, nuk gjen dot punë dhe nuk mund t’u sigurojë bukë fëmijëve.

Basha: Ai thotë që ju preferoni 60 mijë lekëshin e ndihmës në vend që të merrni 200-300 mijë lekë rrogë. 

Kastriot Mihani: Ore vëlla, gjeje ku, të më ofrojë punë, atëherë po. Po nuk shkova me punu, le ta heqë ndihmën. Unë jam njeri që punoj kudo. Si e heq përkrahjen pa lidhje? Çfarë do të hanë kalamajtë? Kanë ikur kalamajtë pa bukë sot në shkollë. 

Mes familjeve të përjashtuara nga ndihma ekonomike ka shumë nga ato që kanë fëmijët sëmurë, por, sërish nuk marrin asnjë ndihmë nga shteti. I tillë është rasti i Fatmira Shimës, e cila e përballon e vetme pamundësinë e familjes së saj.

Fatmira Shima: Jemi të gjithë copë -copë. Kështu jepet jepet e drejta, shkon Edi Rama e heq asistencën robve, iu heq bukën e gojës?. Sa merrsha unë?! 16500 lekë, me atë do të mbaja familjen time, gocën që kam sëmurë, burrin që e kam çuar në azil nga zori. S’kam të ardhura fare. Edhe fëmijët i kam gjysëm robi.

Ndihma ekonomike u është hequr edhe grave të dhunuara nga burrat, që rrisin të vetme fëmijët dhe pa ndihmën ekonomike nuk kanë asnjë të ardhur tjetër. Me bahskëshortin në burg për dhunë në familje, Liljana Eminaj rrit e vetme dy fëmijë të mitur, njëri prej të cilëve detyrohet të shkojë në shkollë dhe të punojë.

Basha: Të hoqën nga lista pa e parë shtëpinë fare?

Liljana Eminaj: Asnjë s’erdhi.

Basha: S’të kanë dhënë asnjë shpjegim pse të hoqën ëëë? Po me çfarë jetoni tani, fëmijët me çfarë i mbani?

Liljana Eminaj: Del çuni me mbledh kanaçe.

Basha: Sa vjeç është çuni?

Liljana Eminaj : 13 është. 

Partia Demokratike e konsideron situatën një emërgjencë kombëtare dhe ka thirrur në një interpelancë kryeministrin Rama, por ai e ka shtyre përgjigjen për në mesin e marsit. Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se qeveria i ka paratë, por prioritet i saj nuk është ndihma e njerëzve në nevojë.

“Jo 20 mijë që ka hequr, por 47 mijë familje mund të paguhen në qoftë se lekët e shtetit nuk i çon për inceneratorët privatë të Arben Ahmetaj, që do të thotë se i çon tek xhepat e Arben Ahmetajt dhe tek xhepat e vet”- tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY