DETAJET/Cfarë ka dosja “Bushati” që shkoi në zyrën e Metës

DETAJET/Cfarë ka dosja “Bushati” që shkoi në zyrën e Metës

205
0
Shares

Ne tavolinën e Presidentit të Republikës ka mbërritur dosja voluminoze me përgjigjet për kërkesat e Kreu të Shtetit mbi objektin e marrëveshjes, minutat e takimeve, ekipin e negociatorëve, bëjnë me dije burime të Tonight Ilva Tare, të cilat droni.al i konsideron të besueshme.

Bie në sy se ka ndryshuar objekti i kërkesës për autorizim që kërkon Ministri i Jashtëm. Nga shkresa e datës 12 shkurt ku thuhej sipas Metës në mënyrë të paqartë se objekti është ” përcillet kërkesë për autorizim negociatash me palën greke”, në “marrëveshje ndërmjet RSH dhe RG për delimitimin e zonave detare”.

Burime të besuar për Tonight Ilva Tare pohojnë se përveç objektit të formuluar si më lart, presidentit Meta i janë dorëzuar edhe rekomandimet e ekspertizës, konkluzionet e takimeve të ndryshme, projekti i marrëveshjes, parimet si dhe metodologjia që negociatorët mendojnë se do të ndjekin.

Publikimi i emrave të grupit negociator i ktheu në tabelë sulmesh politike, siç ishte rasti i Artur Meçollarit, të cilin ish-kryeministri Berisha e quajti spiun, ndërsa Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se zotëron cerfitikatën e sigurisë dhe se deri në vitin 2017 ka qenë këshilltar i komandantit të Forcave të NATO-s në Afganistan, John Nicholson.

12 negociatorë me Greqinë

Bashkëkryetar  

Armand Skapi nga Ministria për Europen dhe Punet e Jashtme  

Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare

Anëtarë

Artur Meçollari, i larguar nga ushtria ne vitin 2012

Arsen Mullai

Viktor Doda

Aida Hajno, zv/drejtoresha e Policisë

Ardjan Bylyku, drejtori i AKBN

Elira Kokona, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë,

Ferdi Hyraj nga Instituti i Gjeografisë

Luan Përzhita nga  Instituti i Arkeologjisë

Loren Çela, Drejtor i Institutit të Gjeohapësirës

Qirjako Qirko, Ambasador në Londër

Kryeministri Rama mbrëmë gjatë konferencës me Presidentin e KE-së Juncker pranoi faktin se Meta e ka tashmë përgjigjen e Ministrisë së Jashtme dhe kishte shpresë që Presidenti do të bëjë detyrën e tij.

Edi Rama: Presidenti nuk e ka refuzuar dhënien e autorizimit, por Presidenti ka kërkuar me të drejtën që i jep Kushtetuta dhe autoriteti i tij disa sqarime të shkruara lidhur me kërkesën e dërguar për marrjen eautorizimit. Sqarimet e shkruara janë dhënë, janë në tryezën e Presidentit dhe unë ju ftoj të gjithëve që ta shohim këtë proces me të gjithë seriozitetin që meriton dhe le të gjejmë në shumë nga çështjet e tjera, arsye për të bërë lajm, por jo në këtë proces.

Kam besim dhe nuk kam arsye pse të mos kem, që Presidenti do bëjë detyrën dhe ne do të kemi gjithë kohën e nevojshme për të përmbushur këtë objektiv strategjik të zgjidhjes së të gjithë problemeve të mbartura me fqinjin tonë jugor. janë probleme që shtrihen në 70 vite, të nënshkrimit të një marrëveshjeje të re, që për ne duhet të jetë i bazuar fund e krye tek vendimi i Gjykatës sonë Kushtetuese. 

Kështu që, nëse më pyesni sot, a do të zgjidhet me sukses gjithë ky proces, unë mund t’ju them po, do të zgjidhet me sukses dhe do të jetë një tjetër arsye e fortë për miqtë tanë të BE-së, që të vlerësojnë Shqipërinë si një shtet serioz dhe qeverinë e Shqipërisë, si një qeveri që ka të gjithë maturinë europiane për të trajtuar edhe çështje kaq delikate të mbartura prej 70 vjetësh.

Burime të Tonight Ilva Tare, konfirmojnë se edhe gjatë takimit zyrtar me Junker është diskutuar përfundimi i negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY