DETAJE & FOTO/ Si u futën në kurth dy autorët e vrasjes...

DETAJE & FOTO/ Si u futën në kurth dy autorët e vrasjes së biznesmenit në “Bllok”

384
0
Shares

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e dy personave të dyshuar si autorë të vrasjes së Memli Begalla, pak ditë më parë në Tiranë.

Mësohet se policia ka mbajtur të ndaluar disa prej personave që u ka pasur borxh viktima për të futur në kurth autorët e vërtetë të krimit.

Ndërsa dy të arrestuarit janë mbajtur në përgjim për 6 ditë radhazi, kur kanë folur me njëri tjetrin kanë thënë se “shpëtuam ne, se u kapën të tjerë”. Të arrestuarit janë takuar disa herë me njëri tjetrin dhe në komunikimet që kanë pasur përsërisnin që  ‘shpëtuan pasi ishin ndaluar persona të tjerë’.

Gjithashtu, provat e shenjave të gishtave policia i ka marrë nga një lokal ku ata ishin për kafe. Janë krahasuar me disa gjurmë që u gjetën në vendin e ngjarjes duke bërë lidhjen.

Pasi dokumentoi të gjitha provat e nevojshme policia ndërhyri duke arrestuar dy personat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY