Qeveria po lobon për postin e Majlinda Bregut, zbulohet dokumenti

Qeveria po lobon për postin e Majlinda Bregut, zbulohet dokumenti

213
0
Shares

Qeveria shqiptare po lobon zyrtarisht, në mënyrë institucionale, që Majlinda Bregu, të zgjidhet në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të KBR-së (Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, entitet i BE-së), shkruan hashtag.al në një artikull ku publikon edhe një dokument që tregon angazhimine  qeverisë për ‘postin e pavarur’ te Bregut.

Një dokument parlamentar i siguruar nga Hashtag.al, zbulon se shërbimi diplomatik shqiptar po lobon pranë qeverive të vendeve anëtare të BE-së që të jetë Majlinda Bregu e zgjedhura për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të KBR-së.

Një dosje e dorëzuar ditët e fundit në Kuvend zbulon se kërkesa e qeverisë shqiptare i është bërë një delegacioni të qeverisë çeke.

Në këtë dokument ndër të tjera shkruhet:

Shqipëria do të vlerësonte shumë mbështetjen e çmuar të Republikës Çeke në favor tëkandidaturës së Znj. Majlinda Bregu, për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, për periudhën prej 1 janarit 2019 deri më 31 dhjetor 2021, duke kontribuar gjithashtu bilancin rajonal të përfaqësimit të vendeve anëtare.
Gjatë takimit që pati Ambasadori Poda me Zv. ministrin e Jashtëm Durr, ky i fundit u angazhua të përfshihej personalisht në mbështetjen e kandidaturës së znj. Bregu.

Ky dokument i jep fund çdo dileme nëse ishte Edi Rama dhe qeveria shqiptare faktori që po mbështeste Majlinda Bregun për postin e ri, pasi rezulton se emri i saj është lobuar në mënyrë zyrtare, institucionale.

Por nga ana tjetër, ky dokument nxjerr në shesh dhe ‘lakrat’ dhe justifikimet e zonjës Bregu e cila ka mohuar lobimin e qeverisë shqiptare në favor të saj, shkruan hashtag.al.

Në një status në faqen e saj në Facebook të datës 31 Janar zonja Bregu mohoi kategorikisht çdo mbështetje nga qeveria shqiptare, ndonëse qëndrimi i saj ngjalli dyshime. Propozimin për postin që ajo synon e bën qeveria, pasi nuk bëhet fjalë për ndonjë konkurs për folëse lajmesh në televizion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY