Greqi, u arratis nga burgu, shqiptari kapet në kufi

Shares
Foto Ilustruese

Policia greke ka arrestuar një shqiptar që ishte arratisur nga një burg në Greqi disa kohë më parë. Sipas mediave greke, 42-vjeçari shqiptar u kap duke tentuar të hynte në Shqipëri përmes pikës kufitare në Follorinë.

Shqiptari i dha policit kufitar grek një pasaportë dhe patentë shqiptare. Pas verifikimit, rezultoi se dokumentacioni i tij ishte i falsifikuar dhe u zbulua identiteti i vërtetë.

Mediat nuk kanë publikuar emrin e tij, por thonë se ai është i dënuar me disa vite burg për grabitje dhe armëmbajtje pa leje. 42-vjeçari ishte arratisur nga burgu i Tiryns në vitin 2016.

Foto Ilustruese

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...