Abuzimi me fondet e rrugës Tiranë – Elbasan, Prokuroria nxjerr në terren...

Abuzimi me fondet e rrugës Tiranë – Elbasan, Prokuroria nxjerr në terren ekspertët për verifikim

89
0
Shares

Në vijim të hetimeve për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan, Prokuroria ka thirrur ekspertët, për të inspektuar situatën në terren. Mësohet se tre ekspertë të rrugëve, do të shohin nga afër punimet për autostradën Tiranë – Elbasan.

Grupi i ekspertëve do të përcaktojë dëmin real të shkaktuar nga mos përmbushja e standardeve për ndërtimin e rrugës.

Rezultatet e punës së ekspertëve, do të paraqiten si provë ndaj ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët po hetohen për abuzim me fondet e rrugës Tiranë – Elbasan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY