FOTO GALERI/ Vlorë, aksident i rëndë, makina përplas një fëmijë 4 vjeç,...

FOTO GALERI/ Vlorë, aksident i rëndë, makina përplas një fëmijë 4 vjeç, shoferi ikën

195
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës, ku një makinë ka përplasur një fëmijë 4-vjeç.

Fëmija dyshohet se i ka ikur të ëmës nga duart dhe më pas është përplasur nga automjeti. Ai është transportuar për në spital, por ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që policia po heton mbi ngjarjen.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Unazën e qytetit bregdetar. Mësohet se ky është aksidenti i tretë. Para këtyre kanë ndodhur dy aksidente me vdekje vetëm 100 metra me tutje. Rruga nuk ka asnjë shenjë rrugore, as tabela as pengesa për shpejtësinë e makinave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY