ATENTATI/Plumba shqiptarit në Milano nga një makinë e errët

ATENTATI/Plumba shqiptarit në Milano nga një makinë e errët

114
0
Shares

Një i ri shqiptar u plagos sonte me armë zjarri në komunën Busto Garolfo, në Milano. Sipas raportimeve të medieve italiane,bëhet fjalë për një 27-vjeçar, i cili është transportuar në spital, në gjende të rëndë.

Mediat lokale raportojnë pak pas orës 20.30, i riu, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, u qëllua me të paktën një plumb në bark në rrugën “Cadorna”. I riu edhe pse i plagosur arriti të shkonte në një bar në rrugën “Mazzini”, për të kërkuar ndihmë.

Në vendngjarje mbërriti ekipi i urgjencës. Shqiptari u transportua me “kod të kuq” në spitalin Legnanos. Disa dëshmitarë, shprehen se është qëlluar nga një makinë me ngjyrë të errët. Ndërkohë policia italiane ka nisur hetimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY