Fatmir Xhafajt “i shtohet oreksi”: Vetting edhe për politikanët, unë vullnetari i parë

0Shares
0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka paralajmëruar të gjithë politikanët, se shumë shpejt do t’i nënshtrohen procesit të Vetting-ut. Xhafaj deklaroi se të parët që do të kalojnë në sitën e Vetting-ut janë ta që kanë pasur rol vendimmarrës në fatet e këtij vendi dhe në pasuritë e qytetarëve të këtij vendi. Në Komisionin e Sigurisë, Xhafaj theksoi se pas Vetting-ut në polici, SHÇBA dhe Gardën e Republikës, do të nisë Vetting-u në politikë, duke shtuar se procesi le të fillojë dhe nga vetë ministri i Brendshëm.

“Shumë shpejt do kemi Vetting në politikë, në mënyrë të veçantë të atyre që kanë pasur rol vendimmarrës në fatet e këtij vendi dhe në pasuritë e qytetarëve të këtij vendi. Vetting-u në politikë le të fillojë nga ministri i Brendshëm”, deklaroi ministri.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se do të kalojnë në sitën e Vetting-ut të gjithë punonjësit e policisë, SHÇBA dhe Garda e Republikës, duke shtuar se do të përjashtohen nga detyra të gjithë ata që nuk kalojnë testin.

Xhafaj theksoi se procesi i Vetting-ut do të jetë transparent dhe në themel ka tri shtylla kryesore, atë të kontrollit të figurës, pasurisë dhe profesionalizmit të punonjësve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

2 Komentet

  1. Jepi Cezarit ate qe eshte e Cezarit thuhet shpesh ndaj duhet then qe valla ky eshte i vetmi qe po punon aty dhe e paska then mire qe filloje nga mua vettingun. Ja njeriu qe nuk ka gje per te fshehur

Leni një përgjigje