Artan Hoxha flet për një listë të gjatë të SHBA pas Llallës

Artan Hoxha flet për një listë të gjatë të SHBA pas Llallës

136
0
Shares

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “Neës 24” tha se është e sigurtë që SHBA ka një listë me persona të tjerë dhe se nuk është vetëm Llalla.

Hoxha gjithashtu tha se shpallja ‘non grata’ e ish-kryeprokurorit është një mesazh të qartë që i kanë dhënë të gjithë politikës.

“Për mua është një mesazh i qartë që i kanë dhënë të gjithë politikave, që kanë sabotuar Reformën në Drejtësi. Është një mesazh të qartë për ata që e kanë propozuar emëruar dhe e kanë mbështetur Adriatik Lalla.

Në deklaratën e ambasadës amerikane është thënë se Llalla nuk donte të hetonte politikanë. Është një mesazh se si u vu Llalla, propozim i Metës dhe miratim i Berishës. Ai ka qenë prokurori që ka patur atmosferën më të rehatshme për të hetuar. U vu nga mazhoranca e djathtë dhe qeverisi me maxhorancën e majtë. Avioni ra një drogë në Ishëm, dhe u kap piloti të gjallë për herë të parë, kush e kishte dhënë sigurinë se do vinte në Shqipëri. Atë e lanë pa i marrë asnjë detaj.  Pse Llalla e mbajti kot për 5 muaj, pse nuk e zbërthyen. Në deklaratën e sekretarit ë shtetit thuhet se ka informacione të besueshme”, tha Hoxha

A ka të tjerë në listë?

Kjo është e sigurt që ka të tjerë në listë, formën dhe mënyrën nuk e di nëse si do të veprohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY