EMRI/Policia arreston një person për ngjarjen e rëndë të Kasharit

EMRI/Policia arreston një person për ngjarjen e rëndë të Kasharit

141
0
Shares

Policia i ka bërë shenjë të ndalojë personit që rrahu dhe kanosi për vrasje një person në Kashar dy ditë më parë ndërkohë që ky i fundit me gjithë shpejtësinë i largohet patrullës. Patrulla e policisë e ka ndjekur atë nga Kashari deri në Fushë Krujë ku edhe ka arritur të kapë njërin prej të akuzuarve për plagosje ndërsa bashkëpunëtori i tij ia doli të largohej me shpëjtësi në këmbë.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet një shtetas,  si dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij,  për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” ”Kanosja”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”,  “Moskallzimi i krimit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr 6 arrestuan shtetasin:

Gazmend Osmani, 27 vjeç, banues në Tiranë.  Si dhe shpallën në kërkim shtetasin :

T.Ll., 24 vjeç, banues në Kashar.

Shtetasi Gazmend Osmani ishte shpallur në kërkim nga shërbimet e policisë pasi, me datë 16.02.2018 rreth orës 11:00, në rrugën “Azem Meshi” në bashkëpunim me shtetasin T. Ll., 24 vjeç banues në Kashar, pas një konflikti të çastit kanë kanosur dhe plagosur lehtë me mjete të forta shtetasin A. D dhe janë larguar nga vendngjarja.

Në vijim të punës, për kapjen e tyre , më datë  17.02.2018 shërbimet e policisë kanë konstatuar në Kashar mjetin me targë AA 064 NZ që drejtohej nga shtetasi Gazmend Osmani.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë shenjë të ndalojë, por  drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi.

Shërbimet e Policisë janë venë në ndjekje të këtij mjetit, ku në afërsi të mbikalimit të Fushë Krujës kanë bërë të mundur bllokimin  e mjetit si dhe kapjen e shtetasit  Gazmend Osmani, i cili drejtonte mjetin.

Ndërsa shtetasi T.Ll., 24 vjeç, banues në Kashar, që udhëtonte si pasagjer me  të , njëkohësisht edhe bashkëpuntor i ngjarjes së ndodhur më datë 16.02.2018, ka mundur të largohet dhe është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

• dy maska dhe një karikatore arme zjarri pistoletë me pesë fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Plagosja e lehtë me dashje” ”Kanosja”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit “Moskallzimi i krimit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet ,89,84,278/2 ,300 dhe 242 -25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY