Socialistët hezitojnë për votimin elektronik, kjo është deklarata e Cucit

Socialistët hezitojnë për votimin elektronik, kjo është deklarata e Cucit

75
0
Shares

Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka marrë ndonjë vendim për të votim elektronik apo numërim elektronik, deklaroi sot bashkëkryetari i këtij komisioni, Bledi Cuci. Një ditë më parë bashkëryetari nga opozita Oerd Bylykbashi tha se komisioni i reformës ka marrë disa vendime që lidhen me kompletimin elektornik të procesit të votimit dhe menazhimit të votës.

“Unë nuk e di se për cilin komision parlamentar e ka fjalën Oerdi kur thotë se kemi vendosur me konsensus për votimin elektronik, por në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore, të cilin unë dhe Oerdi e kryesojmë, deri më tash kemi miratuar një platformë mbi çështjet që ky Komision do të trajtojë, bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODHIR-it dhe probleme të tjera të zgjedhjeve në Shqipëri. Siç mund ta dëshmojnë edhe të 17 anëtarët e Komisionit nga të gjitha partitë parlamentare, në Komision nuk kemi arritur asnjë konkluzion e aq më pak vendim që lidhet me votimin elektronik, sepse, siç kemi rënë dakord me të gjitha palët, në Komision do të vazhdojmë të marrim vendime me konsensus pasi të kemi marrë ekspertizën më të mirë të vendit dhe ndërkombëtare. Vetëm kështu do të bëjmë të mundur që t’ju ofrojmë shqiptarëve një proces zgjedhor, i cili përputhet me standartet dhe praktikat më të mira perëndimore. Fryma e bashkëpunimit dhe e konsensusit që kemi vendosur në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore, do të vazhdojë”, deklaron Cuci.

Kjo deklaratë e deputetit të PS shpreh hezitimin e PS në lidhje me aplikimin e një votimi elektronik në vend. Edhe përgjatë diskutimeve të tjera në lidhje me këtë standard, PS ka rrezuar kërkesat e opozitës për të aplikuar qoftë edhe në pjesë të porcesit teknologjinë dixhitale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY