Kryepolici Veliu: Ja tre shtyllat ku do të shtrihet Vetting-u në Polici

Kryepolici Veliu: Ja tre shtyllat ku do të shtrihet Vetting-u në Polici

69
0
Shares

Një nga shtyllat e Vetting-ut  është edhe verifikimi i pasurisë së punonjësve të policisë. Kështu u shpreh Drejtori i Policisë së Shtetit  Ardi Veliu, gjatë prezantimit të kreut të policisë së Shkodrës, Vehbi Bushatin.

“Qëllimi i Vetting-ut në polici është që struktura të jetë me integritet dhe Vetting-u është ndërtuar mbi tre boshte kryesore: profesionalizmin, integritetin dhe mbi pjesën e pasurive. Patjetër në Vetting do të kalohen të gjithë strukturat nga unë deri te punonjësi më i fundit. Qëllimi është që punonjës që kanë qenë të implikuar apo shkallë të ulët prefsionalizmi, largohen nga strukturat e policisë së shtetit”, tha Veliu.

Po ashtu, kreu i Policisë së Shtetit bëri me dije se do të vijojë goditja e grupeve kriminale. Ai  ka shtuar se do të hetohen edhe personat që kanë qenë të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.

“Do vazhdojë pa ndërprerje goditja e strukturave kriminale, prioritet i dytë lufta dhe goditja që do t’i bëhet evidentimit të numrit të personave që janë evidentuar gjatë viteve të kaluar si persona që kanë ushtruar aktivitetin e kultivimit të bimëve narkotike dhe minimizimin në maksimum të sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike”, tha Veliu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY